• English
  • Shqip

Rrjeti ynë ofron një paketë të gjerë shërbimesh dhe zgjidhje me kosto efektive për biznesin tuaj, bazuar në teknologjinë më inovative.


Linja me qera nga një pikë në tjetrën

ATU, nëpërmjet rrjetit të saj DWDM të transmetimit, ofron linja transparente me qera në protokollin e tyre amëtar. Kjo përfshin SDH dhe Ethernet. Çdo linjë me qera ofrohet nga një pikë në tjetrën. Në këtë mënyrë, klientët tanë mund të kenë një lidhje të besueshme duke ditur që të dhënat e tyre do të transportohen pa patur nevojë të bëjnë ndonjë ndryshim protokolli.

Akses Interneti – Shërbime Tranzite IP

Cilësia e një shërbimi IP është po aq e mirë sa rrjeti nëpër të cilin kalon. Si përfundim, me rrjetin me inovativ të ATU-së, Shqipëria mund të ketë internetin që meriton në cilësinë më të lartë të mundshme me çmime tepër konkurruese. Ofruesit e shërbimit dhe ISP-të mund të marrin tani kapacitete interneti për të kënaqur me të vërtetë klientët e tyre.

Fibër e dedikuar bazuar në marrëveshjen IRU

Shërbimet e fibrës së dedikuar të ATU-së janë dizenjuar të vendosin klientin në kontroll të plotë të rrjetit të tyre. Fibra e dedikuar ofron fleksibilitet zgjedhjeje mbi platformat e shërbimit që një klient mund të dëshirojë të shpërndajë. Klientët tanë janë të sigurt duke ditur se zgjerimi dhe kontrolli i plotë është në duart e tyre.

Kapacitetet bazuar në marrëveshjen IRU

Si një operues bartës me shumicë, ATU mund të ofrojë forma të tjera shërbimi për klientët e saj. Një nga këto është kapaciteti total që lejon klientët që operojnë në mjedisin dinamik të tregut të menaxhojnë dhe të rregullojnë gjerësitë e brezit në çdo pjesë të rrjetit të tyre. ATU mund ta realizojë këtë sipas kërkesave të klientëve, pa patur gjerësi fikse brezi dhe vendndodhje që kufizon biznesin e tyre për t’ju përgjigjur kërkesave të vërteta të tregut.

Linjat afatgjata me qera nga një Pikë në Tjetrën

Shërbimi afatgjatë i linjave me qera nga një pikë në tjetrën është një tjetër alternativë për klientët që kanë zhvilluar plan-biznesin e tyre afatgjatë dhe tani mund të kenë kapacitetin e kërkuar në përputhje me parashikimet. Duke ofruar këtë shërbim, klientët tanë nuk do të kenë pse të kalojnë kohën e tyre duke kërkuar që kapacitetet të rregullohen vazhdimisht, bashkë me fatura që marrin kohë dhe që si përfundim sjellin shpërqëndrim ndaj çështjeve më të rëndësishme të biznesit.

Të gjitha shërbimet e dhëna transportohen nëpërmjet teknologjisë DWDM (Dense Wavelength Division Multiplexing) duke lejuar transmetim të dhënash në kapacitete shumë të larta.

Shërbimet e lartpërmendura përfshijnë kapacitete që varjojnë nga STM-1/4/16/64 në teknologjinë SDH, dhe nga 10Mbps /100Mbps /1000Mbps /10 Gbps në teknologjinë Ethernet, sipas kërkesave të klientit.

Lidhjet ndërkombëtare, nga Tirana në destinacionet kryesore në Europë, duke përmbushur për të dhëna dhe trafik zëri dhe varjojnë nga kapacitete 2Mb/s deri në 30Mb/s, nëpërmjet ndërfaqeve të internetit ose ndërfaqeve të shumëfishta TDM E1. Ky është një shërbim që ne mund t’ia ofrojmë ose drejtpërdrejt një klienti korporatë ose bashkë me ofruesin e shërbimit.